U transferua me shumë bujë, por u largua si dështim. Ish-sulmuesi i Bylisit, Nemanja Kojiç, i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re, teksa është transferuar te skuadra shqiptare e Deçiçit të Tuzit, që militon në elitën e futbollit malazez.
31-vjeçari firmosi ditën e djeshme, teksa do të vijojë karrierën në Malin e Zi.
Vlen të theksohet se Deçiçi bëri një sezon të jashtëzakonshëm, duke u renditur në vendin e tretë, ku për herë të parë në histori mori pjesë në Europë.
Ai është aktivizuar me Partizanin e Beogradit, Gaziante, Instanbulspor, Tokio, Radniçki, etj.
Për sa i përket aventurës me Bylisin, 31-vjeçari nuk arriti të përshtatej me ballshiotët, duke mos lënë gjurmë, ndërkohë që skuadra ra nga Kategoria Superiore.