Milan do të sfidojë Real Madridin sot në një miqësore luksi që do të zhvillohet në Klagenfurt.
Ky do të jetë një rast shumë i mirë për kuqezinjtë për të negociuar transferimin e Isco-s në Milano.
Spanjolli është një alternativë për Ilicic në rolin e fantazistit, por Merengues kërkojnë 20 milionë euro për kartonin.
Kontrata e lojtarit me Los Blancos skadon vitin e ardhshëm dhe nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelotti-t. Një situatë kjo që favorizon kuqezinjtë.