Mbrëmjen e djeshme Leo Messi ka zhvilluar një darkë lamtumirë në shtëpinë e tij me disa prej shok ëve të skuadrës të Barcelona-s. Njëri prej tyre ka qenë Sergio Aguero, i cili ka publikuar në Instagram një mesazh special.
“Të uroj më të mirën për atë që do të vijë miku im, por gjithmonë me buzëqeshje. Të dua”, kanë qenë fjalët e Kun.
Një miqësi që, sipas RMC Sport, mund të ndikojë edhe në trashëgiminë e fanellës me numrin 10.
Në fakt, përveçse u ka premtuar tifozëve se do të qëndrojë te Barcelona, Aguero duket se është gati të marrë fanellën me peshë që është mbajtur prej vitesh nga Messi.
Media franceze është e bindur se shokët e skuadrës te Barcelona janë dakord me këtë zgjidhje.