Sot fillon Liga e parë e futbollit në Maqedoni, kryetrajneri Goce Sedloski, për faqen zyrtare të Shkupit shprehet optimist dhe tregon që lojtarë janë mjaft të përgatitur dhe të motivuar për këtë sezonë dhe ndeshjen e sotme mes Bregallnicës dhe Shkupit.
“Jemi mjaft të përgatitur dhe të motivuar për këtë sezonë dhe për ndeshjen sotme.
Përballemi me Bregallnicën, një skuadër që sapo është futur në ligën e parë dhe që do të mundohen ta tregojnë veten që në fillim.
Ne i kemi analizuar edhe pse nuk i njohim mjaft mirë. Ata janë një ekip i mirë, gjithashtu të përgatitur. Udhëtojmë që të fitojmë, jo vetëm nesër por në çdo ndeshje, duke filluar nga sot.
Presim që tifozët tanë të jenë lojtari i 12-të në të gjitha ndeshjet në këtë sezon dhe ne ti shpërblejmë me fitore dhe rezultate pozitive”, u shpreh trajneri, Sedloski.
Kujtojmë që ndeshja, Bregalnica-Shkupi, do të zhvillohet nesër në Stadiumin e qytetit në Shtip, me fillim nga ora 17:30.