Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se Lionel Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain.
Fjalët e Laportas janë marrë nga një video gjatë takimit të mbrëmshëm me Presidentin e Real Madrid, Florentino Perez dhe Kreun e Juventusit, Andrea Agnelli, shkruan footballitalia.
“Messi do të shkojë në PSG, do të më pëlqente nëse do të kishte qëndruar me ne, por ishte e pamundur”, tha ai në video, sipas Tuttomercatoweb.
Kështu Laporta njoftoi marrëveshjen mes PSG-së dhe Messit, i cili do të flasë sot në një konferencë për shtyp.