Besart Ibraimi, futbollisti më i mirë i Shkendijës nga Tetova dhe për disa vite rresht edhe i Maqedonisë së Veriut, është ende "i uritur" për gola.
Ai synon të vazhdojë që të jetë "mbreti i golashënuesve".
Nga gjashtë sezonet e kaluara në Shkendijë, ky do të jetë i shtati, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë i ligës në katër edicione. Dy herë nuk doli i pari për shkak të një dëmtimi të rëndë të ligamenteve kur ai pauzojë.
Besarti deri më tani ai ka arritur të shënojë 171 gola në kampionat. Bilanci që e bën atë golashënuesi më të mirë në histori të Maqedonisë. Baze Ilioski mbetet me 147 gola.
“Besartit i duhen edhe 29 gola të tjerë për të arritur numrin e famshëm prej 200 golash në Maqedoninë e Veriut”, shkruan media maqedone “sportmedia”.
Besart Ibraimi konsiderohet "makinë e golave", dhe nëse i shmang dëmtimet, nuk ka gjasa që dikush të rrezikojë primatin e tij.