Kur qan Messi, e gjithë bota sportive përlotet
Lamtumira e vështirë e Lionel Messit! Pas 21 vjetësh ndanë rrugët me Barcelonën, me të cilën nuk ka trofe që nuk ka fituar.
Magjia e tij e bëri tërë botën që ta ketë me vete! Messi, gjeniu i futbollit, kështu nuk jemi mësuar që të shohim duke qarë, por emocionet ishin të pakufishme dhe e pashmangshme edhe shpërthimi në vaj!
Lamtumirë Barcelonë! Pas Ronaldos, Spanja mbetet edhe pa futbollistin më të mirë në botë, Messi! Messi dhe Ronaldo, ishin dy lojtarë që e çonin në këmbë gjithë botën me rivalitetin mes rivalëve të përjetshëm Barcelonës dhe Realit!
Messi sot qan sepse nuk e ka të lehtë të ndahet pas 21 viteve me klubin që e rriti dhe mblodhi të gjitha trofetë e botës! Falë Messit Barcelona ishte shumë e frikshme për këdo!
Ronaldo tash e një kohë në Juventus, të shohim Messin do të shkojë në PSG apo diku tjetër!