Messi: Jemi në bisedime

Futboll

Messi: Jemi në bisedime

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:09
Messi: Jemi në bisedime

Pasi zyrtarisht u ndanë rrugët mes Barcelonës dhe Lionel Messit, ky i fundit është paraqitur në një konferencë për media sot.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka konfirmuar bisedimet me Paris Saint-Germainin, aty ku edhe pritet ta vazhdojë karrierën.

“Paris Saint-Germain është një mundësi, po. Për momentin asgjë nuk është konfirmuar, kam marrë shumë telefonata pas komunikatës së Barcelonës [për largim]. Jemi në bisedime" – tha argjentinasi.

Mediat e njohura së fundmi kanë raportuar se transferimi i Messit te PSG është punë e kryer.

34-vjeçari është lojtar i lirë që nga 1 korriku i këtij viti, kur edhe i skadoi zyrtarish kontrata me klubin katalunas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat