Kësmetit nuk i dihet, kështu thotë një fjalë e urtë popullore.
Edhe gjatë kësaj vere shumë sportistë janë martuar.
Futbollisti i dalluar, Kastriot Mehmeti, i dha fund beqarisë. Ai martohet me vajzën që jeton dhe vepron në Zvicër.
Këto ditë ka organizuar dasmë, duke ftuar familjarë, shokë e miq, po ashtu i pranishëm ishte edhe Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, një dasmë për mbamendje.
“Nusja është e Kosovës por jeton dhe vepron në Zvicër. Nuk është sportiste por me përkrah maksimalisht edhe në sport”, tregon Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ia thotë këngës
Mehmeti, sulmues i spikatur, një periudhë ka luajtur për Trepçën nga Mitrovica, Drenicën nga Skenderaj, po ashtu ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U-19 dhe U-21. Mehmeti karrierën si futbollist do të vazhdojë në Zvicër.