Teksa të gjithë po presin zyrtarizimin e transferimit të Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea, kampionët e Italisë kanë humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm.
Tottenham ka arritur akordin me zikaltrit për blerjen e Lautaro Martinez.
Times shkruan se Spurs do të paguajnë 60 milion paund për kartonin e 23-vjeçarit argjentinas.
Një përforcim fantastik për Tottenham, që ka vendosur të mos shesë Harry Kane te Manchester City. Trajneri Nuno Espirito Santo do të kenë një treshë fantastike në sulm: Lautaro-Kane-Son.