Drenica më shumë përforcime

Futboll

Drenica më shumë përforcime

Nga: K.G. Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:41
Drenica më shumë përforcime

Drenica nga Skenderaj shpërthen me pesë përforcime për edicionin e ri në elitëne  futbollit të Kosovës.

Kuqezinjtë synojnë të janë të kompletuar në secilin repart dhe të gatshëm për fillimin e edicionit të ri. 

“Në kuadër të përgatitjeve, për edicionin e ri të garave  2021/2022, sot në ambientet e klubit janë prezantuar lojtarët të cilët kanë rinovuar kontratat me klubin , por edhe lojtarët që vijnë përforcim për klubin.  

Drejtuesit e klubit gjatë gjithë kësaj kohë, kanë qenë aktiv , në afatin kalimtar, duke tentuar të rinovojnë kontratën me pjesën e nevojshme të futbollistëve, si dhe duke u përforcuar me lojtarët në pozicione të cilat ka nevojë ekipi.  Kësisoj, me klubin kanë rinovuar lojtarët:

Rinovimet e kontratave: 

Shkëlzen Lushtaku  -  Mbrojtësi i krahut të djathtë (Rinovon kontratën deri në vitin 2022). 
Kreshnik Uka -  Sulmues  (Vazhdim i huazimit deri në vitin 2022). 

Jose Denisson Silva – mesfushor/sulmues, (Rinovon deri në vitin 2022). 

Harallamb Qaqi –   Qendërmbrojtës, (Rinovon deri në vitin 2022). 
Përveç rinovimeve , klubi ka menduar edhe përforcimet, të cilat janë bërë në bazë të pozita ku ka pasur nevojë ekipi. 

Përforcimet: 

Arbios Thaçi – Mesfushor   - Rikthehet nga KF Malisheva  në  ‘folenë e vjetër në KF Drenica , duke firmosur kontratë njëvjeçare me klubin. 
Armend Abazi – Sulmues - Rikthehet nga KF Malisheva  në  ‘folenë e vjetër në KF Drenica , duke firmosur kontratë njëvjeçare me klubin.

Samuel Ni Noye Narh – Sulmuesi korpulent do të jetë lojtari më i ri i Drenicës.  
26-vjeçari që ka luajtur edhe në  Ligat Norvegjeze pjesë e ekipeve , Drammen FK, Sotra SK, Oygarden FK, Bryne FK, kurse ka luajtuar edhe në Qipro tek skuadrat, Liopetriou, Olympiacos Nicosia dhe MEAP  Nisou, kurse se fundmi ka qenë pjesë e ekipit portuges LANK FCV.
Erdin Dushi – Qendërmbrojtës -  Vushtrriasi  19vjeçar, i cili është transferuar nga FC Prishtina, do të ‘djersitë’ fanellën ‘kuq e zi’ në kampionatin 2021/2022.

Erjon Morina – Sulmuesi perspektiv 19 vjeçar, Erjon Morina, do të jetë në listën e lojtarëve perspektiv te KF Drenica, ai ka arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin me mundësi vazhdimi. Morina se fundmi ishte pjesë e FC Besa nga Peja.  

Klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantojë edhe disa marrëveshje tjera me disa futbollistë tjerë që do të jenë pjesë e klubit për edicionin e ri të garave 2021/2022”, njofton KF Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat