Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato.
Edhe pse është shumë afër firmës me Lionel Messin, klubi parizien po përgatit edhe një goditje të fundit për të blinduar edhe mbrojtjen.
Drejtori sportiv i francezëve, braziliani Leonardo ka kontaktuar Fali Ramadanin për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm në Paris të mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly.
Senegalezi kërkon me të gjitha mënyrat të ndërrojë ambient dhe për një shifër nga 50 deri në 60 milionë euro, marrëveshja mund të mbyllet me sukses.