Sergio Aguero ka heshtur zërat se mund të largohet nga Barcelona, vetëm pak ditë pasi kaloi në radhët e tyre.
U raportuat se sulmuesi argjentinas e dëshiron largimin nga skuadra katalunase, shkaku i Lionel Messit.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk arriti që të rinovonte kontratën me Blaugranasit, shkaku i krizës financiare që ka klubi dhe kjo bëri që ai të largohej si lojtar i lirë.
Aguero ka thënë se ai do të qëndrojë në Camp Nou, përkundër mikut të tij që u largua dhe është afër kalimit te Paris Saint-Germain.
“Do të më keni përgjatë tërë vitit”, argjentinasi ua ktheu tifozëve që ishin të shqetësuar për të ardhmen e tij.
Aguero kishte thënë se arsyeja kryesore që po i bashkohej Barcelonës ishte pikërisht Messi, mirëpo lojtari përmes një konference të mbajtur sot, bëri të ditur se po largohej nga klubi që ishte pjesë për 21 vite.