Tifozët e Interit janë zgjuar sot me një lajm që i ka bërë të dridhen, pasi mund të shihnin sulmin që u mundësoi të fitonin titullin në Serinë A, të shpërbëhej plotësisht.
Pas Lukakut te Çelsi, që është drejt finalizimit, sot u përfol për një akord mes Lautaro Martinez dhe Totenhemit, me palët që ishin pranë firmës.
Por këtë hipotezë të bujshme që u publikua nga mediat angleze, e ka përgënjeshtruar të paktën për momentin, menaxheri i futbollistit, Ajehandro Kamano. Duke folur për TyC Sports në Argjentinë, ai hodhi poshtë këtë hipotezë për sulmuesin.
“Lautaro është i lumtur te Interi dhe në Itali. Vendimi i tij është që të qëndrojë”, ishin fjalët e menaxherit të futbollistit, duke mbyllur për momentin këtë kapitull. Por në mediat italiane qarkullojnë që tani shifrat e një marrëveshje të mundshme, me Interin që ka caktuar shifrën 90 milionë euro për kartonin e lojtarit.