Sonte në orën 20.00 në stadiumin "Blagoj Istatov" në Strumicë, në ndeshjen e javës së parë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadra shqiptare Struga Trim & Lum është mysafir i Akademisë Pandev.
Mbrojtësi i Struga TL, Jasmin Meçinoviç, tha se ndeshjet e para gjithmonë janë të vështira.
"Ndeshjet e para si gjithmonë janë të vështira dhe shumë të vështira për t'u luajtur.
Ato janë të rëndësishme sepse hapin sezonin. Për ne, kjo do të jetë ndeshja e parë dhe njëkohësisht e vështirë. Akademija Pandev është dobësuar në krahasim me sezonin e kaluar, megjithatë është një ekip cilësore, nuk ka dilemë. Synimet tona janë të mëdha, ashtu si vitin e kaluar.
Ne në Strumicë kërkojmë tre pikët, si në çdo ndeshje", tha Meçinoviç.