Elbasan Rashani e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Ligue 1.
Sulmuesi nga Kosova i ka sjell fat skuadrës së tij me tu inkuadruar në lojë ndaj Bordeaux.
Vushtrriasi u inkuadrua në lojë nga banka rezervë në minutën e 78-të, derisa tre minuta më vonë asistoi për golin e shënuar nga Bayo.
Clermont mori një fitore të artë në udhëtim te Bordeaux me rezultat 0-2, ku goli i dytë u shënua në minutën e fundit nga Dossou.
Ky ishte një fillim i mbarë për Rashanin, pasi nga ndeshja e ardhshme mund të luaj titullar pas paraqitjes së mirë.