Artur është shënues i katërfishtë dhe më i merituari për fitoren e thellë të Baselit, me rezultat 5:1 ndaj Servettes, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Zvicrës.
Tre shqiptarë u paraqitën titullarë për Baselin, Taulant Xhaka, Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 50-të.
Nga minuta e 44-të, Servette mbetet me një lojtar me pak, Sasso përjashtohet me karton të kuq.
Kasami asistoi në golin e parë që e shënoi Arthur në minutën e 19-të.
Për Baselin shënuan Arthur (19', 45'-nga penalltia, 50', 63'), Esposito (60') dhe për Servette-n Kyei (75').
Baseli ka tre fitore në tre ndeshje e me goldallim 13:2, udhëheq renditjen me 9 pikë të mbledhura, ndërsa Servete është në pozitën e shtatë me 3 sosh.