Real - Milan, formacionet

Futboll

Real - Milan, formacionet

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:42
Real - Milan, formacionet

Stadiumi i Klagenfurt në Austri do të presë sot një miqësore luksi, atë mes Real Madrid dhe Milanit të cilët do të testojnë formën e tyre në këtë pikë të fazës përgatitore për edicionin e ri. Të dy ekipet kanë pretendime të mëdha për sezonin që po fillon ndaj edhe ky është një test shumë i rëndësishëm për Ançelotin nga një anë e Piolin nga ana tjetër

Te Reali, Ançeloti i ka besuar një vend nga minuta e parë edhe Bejl, duke e rreshtuar përkrah Isko e Joviç, në atë që duket si prova e fundit për këta lojtarë që janë gjithmonë në diskutim.

Kurse te Milani bie në sy fakti se Pioli ka aktivizuar nga minuta e parë Zhiru në majë të sulmit të kuqezinjve.

REAL MADRID (4-3-3): Kurtua; Lukas V., Naço, Alaba, Marcelo; Kasemiro, Modriç, Isko; Bejl, Rodrigo, Joviç.
Trajner: Karlo Ançeloti

MILAN (4-2-3-1): Mainjan; Kalabria, Tomori, Romanjoli, Teo Hernandez; Kruniç, Tonali, Saelemaekers, Brahim, Leao; Zhiru.
Trajner: Stefano Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat