Renova nga Xhepçishti i Tetovës startoi me barazim në edicionin e ri të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra shqiptare barazoi me rezultat 1:1 në përballje me Skopjen.
Futbollisti Remzi Selmani, ka shënuar në minutën e 73-të, por nuk vonon shumë dhe Kirovski (78’) barazon rezultatin.
Renova starton me një pikë në fushën e saj.