Skuadra shqiptare, Shkënidja nga Tetova, kampion në fuqi dhe Shkupi, nënkampion, u kthyen me nga një pikë nga Prilepi përkatësisht Shtipi.
Shkëndija u nda baras (0:0) me Tikveshin nga Kavadarci, duke mos arritur pikë të plota.
Shkupi u angazhua maksimalisht por nuk ia doli më shumë se një barazim (0:0) në duel me Bregallnicën.
Skuadrat shqiptare sot vetëm me barazime, duke shtuar edhe barazimin e Renovës 1:1 me Skopjen, në hapje të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.