Një nga ndeshjet më spektakolare të javës së parë të kampionatit francez për sezonin 2021-2022 u zhvillua në “Stade Municipal Saint-Symphorien”, ku Lille, kampionia në fuqi, arriti të shmangte humbjen “in extremis” ndaj Metz, duke barazuar 3-3.
Kampionët e nisën mirë sfidën, duke e zhbllokuar në minutën e 23-të me Botman, por vendësit u kundërpërgjigjën shumë shpejt, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1, falë golave të Centonze dhe Udol.
Sapo nisi pjesa e dytë, Centonze gjeti golin e dytë personal në këtë ndeshje, atë të rezultatit 3-1. Për t’ia prishur festën Metzit mendoi Kouyate, që mori kartonin e kuq direkt në minutën e 56-të.
Në epërsi numerike, Lille shkurtoi diferencën në 3-2 në minutën e 81-të me Ikone, ndërsa në minutën e 6-të shtesë i mohoi fitoren Metzit falë golit të Burak Yilmaz.
Java 1
Troyes – Paris SG 1-2
Lyon – Brest 1-1
Monaco – Nantes 1-1
Rennes – Lens 1-1
Bordeaux – Clermont 0-2
Nice – Reims 0-0
St Etienne – Lorient 1-1
Strasbourg – Angers 0-2
Metz – Lille 3-3