Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka thënë disa fjalë për largimin e Leo Messit dhe marrjen e shiritit të kapitenit.
Argjentinasi është larguar nga Barcelona dhe ndodhet shumë pranë kalimit te PSG-ja.
Para ndeshjes ndaj Juventusit, Busquets ka folur disa fjalë për Leon, që e ka falënderuar.
“Faleminderit Leo, që e dërgove Barcelonën në krye të gjithçka dhe që je më i miri në botë. Do na mungosh shumë, të urojë më të mirat. Faleminderit shumë Leo”.
Ndërkohë, Busquets theksoi se ndihet i nderuar që do jetë kapiten i katalunasve.
“Jam krenar të jem kapiten i ekipit të parë të Barcelonës. Është nder të jem kapiten i skuadrës më të mirë në botë. Kam pasur shembuj të mirë, si Puyol, Xavi, Andres, Leo… që kanë bërë punë të shkëlqyer”, përfundoi ai.
Takimi mes Barcelonës dhe Juventusit për trofeun “Gamper” nis në ora 21:30.