Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur para edicionit 2021/22.
Ylli Lionel Messi nuk do jetë më pjesë e skuadrës pas 21 viteve, por Barcelona ka kompletuar disa transferime, si Sergio Aguero, Memphis Depay, Eric Garcia dhe Emerson.
Koeman ka folur për largimin e Messit, derisa është i bindur që do kenë sukses këtë sezon.
“Jemi të lumtur t’iu shohim këtu dhe të jetë sezoni i fundit që Camp Nou të jetë i detyruar me qetësi nga pandemia”.
“Ka qenë e vështirë të luajmë pa shikues edicionin e kaluar. Pavarësisht lamtumirës së Messit, jemi të emocionuar për këtë sezonin e ri, për skuadrën, transferimet dhe njerëzit e rinj, që do jenë e ardhmja e klubit”.
“Jemi të bindur që do kënaqemi, por me sakrificë dhe punë. E dimë çka përfaqëson klubi”, tha ai.
Ndërkohë, Barcelona mund të fitojë trofeun e parë, pasi do përballet me Juventusin.