Sot në stadiumin e KF 2 Korriku në Prishtinë,u mbajt Turneu Memorial “Bajram Neziri”, në shenjë kujtimi për figurën e tij si një nder kontribuuesit e mëdhenj në futbollin e Kosovës.
Në këtë turne morën pjese 4 skuadrat e kryeqytetit: Prishtina, Flamurtari, 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku (Juniorët).
Fitues i Turneut u shpall 2 Korriku që në finale pas ekzekutimit të penalltive mposhti Ramiz Sadikun.
Lojtari me i mire i turneut u shpall Miftar Avdiu i 2 Korrikut, ndërsa portieri më i mirë Arnis Ajeti i 2 Korrikut.
Kupat dhe medaljet për më të mirët u ndanë nga familjarët e Bajram Nezirit.
Emri i Bajram Nezirit meriton të kujtohet përjetësisht si një nder punëtoret më të mirë që ka pas futbolli ynë.