Ja si ndahen Reali dhe Milani

Futboll

Ja si ndahen Reali dhe Milani

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:51
Ja si ndahen Reali dhe Milani

Real Madrid dhe Milan janë ndarë në një barazim pa gola në miqësoren e luksit të luajtur sot në Klagenfurt të Austrisë ku skuadrat po bëjnë përgatitjet për sezonin e ri. Në një ndeshje që ka dhuruar shumë emocione sidomos në pjesën e parë, protagonist ka qenë Garet Bejl,

Ky i fundit u shfaq shumë aktiv në lojën e tij në pjesën e parë, i rreshtuar në sulm përkah Joviç nga trajneri Ançeloti. Ai kishte mundësinë e qartë për të shkruar emrin e tij mes golashënuesve, por gaboi një penallti të cilën e kishte fituar po vetë.

Sulmuesi uellsian pa gjuajtjen të neutralizohej nga Mainjan, i cili i dha sinjal të qartë mbështetësve të Milanit se nuk kanë humbur shumë në këtë aspekt me largimin e Donarumës, pasi është edhe ai një ekspert për gjuajtjet nga pika e bardhë.

Ndërkohë, në fillimin e pjesës së dytë, ishte Modriç i cili iu afrua më shumë golit, por një predhë e tij u ndal nga traversa.

Më pas Milani u tregua më i kujdesshëm në mbrojtje e la pak hapësira, duke çuar deri në fund sfidën pa pësuar gol, për një barazim 0-0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat