Përmbysje spektakolare

Futboll

Përmbysje spektakolare

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 23:13
Përmbysje spektakolare

Spektakël në sfidën mes Montpellier dhe Olimpique Marseille, e zhvilluar në “Stade de la Mosson”, e cila mbyllte javën e parë të Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga Jorge Sampaoli, ish-trajneri i Argjentinës, mori një fitore të madhe me përmbysje, falë 3 golave të shënuar brenda 12 minuta lojë, nga 68’ deri në 80’.

Edhe pse u ndëshkua dy herë gjatë fraksionit hapës nga autogoli i Perez në të 30-tën dhe finalizimi i Labordes, skuadra marsejeze gjeti forca për të reaguar në pjesën e dytë, me protagonist absolut Payet, të cilit në fillim të takimit (3’) iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Në fakt, goli i barazimit u shënua nga turku Cengiz Under, për të ardhur më pas te dygolëshi i sulmuesit veteran francez, që realizoi në të 75-tën dhe 80-tën.

Keqardhje për atë që ndodhi dy minuta para se të mbyllej koha e rregullt, me kryesorin që futi të dyja skuadrat në tunel, duke ndërprerë ndeshjen, për shkak të hedhjes së mjeteve ndezëse nga tifozët. Gjithsesi, minutat që u luajtën pak më vonë në sollën ndryshim rezultati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat