Barcelona e ka mposhtur pa problem Juventusin sonte me rezultat 3:0.
Pavarësisht largimit të Messi, Barcelona ka treguar formë të mirë sonte duke mposhtur bardhezinjtë. Golat për Blaugranan i shënoi Depay në minutën e 3 dhe Braithawaite në minutën e 57-të, kurse në minutë 2-të shtesë ka shënuar Puig
Është e vështirë të harrosh një lojtar si Lionel Messi.
Tifozët e Barcelonës, para ndeshjes mes blaugrana dhe Juventusit, për trofeun Gamper, kënduan refrenin: “Messi, Messi, Messi” për të përshëndetur të preferuarin e tyre, tani një hap larg Paris Saint-Germain.
Një moment tjetër emocionues për njerëzit azulgrana pas konferencës së sotme për shtyp të lojtarit: La Pulce, në fakt, konfirmoi lamtumirën e tij ndaj klubit pas 21 vitesh…
Por, nëse në stadium u panë lot, fanella me numër “10”, një e varur edhe pas porte, jashtë stadiumit Camp Nou u pa edhe një e shkruajtur në numër: “Messi tradhtar”.
Ka edhe nga ata që nuk i falin këtë largim nga klubi ku u rrit dhe u bë i madh…
Sakaq, sonte Barcelona fitoi trofeun Gamper duke mundur Juventusin 3:0 me golat e Depay, Braithwate dhe Puig.