Inter refuzon ofertën e Tottenhamit

Futboll

Inter refuzon ofertën e Tottenhamit

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 09:30
Lautaro Martinez

Gjiganti italian po synon ta mbajnë në ekip Lautaro Martinez.

Inter është shumë afër të humb yllin e tyre Romelu Lukaku që do të kalojë te Chelsea.

Megjithatë gjiganti italian nuk është e interesuar ta shesë edhe sulmuesin tjetër Lautaro Martinez.

Sipas “Corriere dello Sport”, “Nerazzurët” kanë refuzuar një ofertë tejet të lartë nga Tottenhami për futbollistin e tyre.

Raportohet se oferta ishte 85 milionë euro plus 10 milionë bonuse, por përgjigjia e kampionit të Italisë ishte negative.

Gjiganti italian nuk pritet të bëjë më largime, vetëm sa do të përforcohet që të zëvendësojë Lukakun. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat