Skuadrat angleze po vazhdojnë të përforcohen gjatë këtij afati kalimtar veror në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për fillimin e kampionatit.
Skuadra angleze Newcastle United kanë arritur marrëveshje me klubin londinez Arsenal për mesfushorin anglez Joe Willock, raporon David Ornstein nga ‘The Athletic’.
Marrëveshja raportohet se është në shumën e £25 milionë funteve në total duke përfshirë bonuset.
Sidoqoftë marrëveshja mes klubit të Newcastles dhe lojtarit ende nuk është arritur rreth kushteve personale, megjithatë kjo nuk pritet të jetë ndonjë problem.
Kujtojmë që Willock kishte qenë pjesë e Newcastles edhe sezonin e kaluar, ku e kaloi gjysmësezonin e fundit në formë huazimi.