Skuadra angleze Arsenal po vazhdon të mendoj për lojtarë që e përforcojnë ekipin para fillimit të kampanës së Premier Ligës.
Një nga objektivat kryesorë të ‘Gunners’ është sjellja e një mesfushori ofanziv të pozitës 10, aty ku klubi kishte vuajtur më së shumti sezonin e kaluar.
Martin Ødegaard dhe James Maddison vazhdojnë të jenë dy emrat më të lakuar për një transferim të mundshëm tek ekipi londinez.
Sidoqoftë, Fabrizio Romano raporton që objektivi kryesor i Arsenal është Ødegaard, mirëpo kjo më shumë do të varet tek klubi i Real Madrid dhe lojtari.
Nëse Ødegaard vendos të largohet dhe klubi vendos ta shes atë, Arsenal do të bëj ofertë për norvegjezin, sipas Romanos.