Tre skuadra në garë për shërbimet e Abraham

Futboll

Tre skuadra në garë për shërbimet e Abraham

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 11:29
Tammy Abraham

Tammy Abraham është thuajse e sigurtë që do të largohet nga klubi i Chelseas këtë verë pasi klubi londinez është pranë kompletimit të marrëveshjes me Romelu Lukakun.

Chelsea ka pasur një ofertë të pranuar nga klubi italian Inter për Romelu Lukakun, e cila është në regjionin e 115 milionë eurove (£97.5m).

Sapo londinezët të kompletojnë marrëveshjen me Lukakun, Tammy Abraham pritet të largohet nga klubi.

Raportohet që tre skuadra janë duke luftuar për shërbimet e sulmuesit anglez, Arsenal, Atalanta e së fundi në garë ka hyrë edhe Roma që e shohin si zëvendësues të Dzekos i cili pritet të largohet në drejtim të Inter si zëvendësues i Lukakut.

Sidoqoftë për Romën një opsion është edhe Alexandre Lacazette i cili gjithashtu pritet të largohet nga Arsenal këtë verë.

Abraham ka qenë me Chelsean që kur iu bashkua akademisë së tyre në 2004, duke bërë debutimin e tij me klubin e seniorëve në 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat