Lëndohet Andy Robertson, mund të mungoj gjatë

Futboll

Lëndohet Andy Robertson, mund të mungoj gjatë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:33
Andy Robertson

Liverpool mbrëmë zhvilloi ndeshjen e parafundit të turit parsezonal para fillimit të kampanjës së Premier League.

Në miqësoren e mbrëmshme mes Liverpool dhe Athletic Bilbaos e cila përfundoi me barazim 1-1, ‘Të Kuqtë’ morën një goditje të madhe pasi i’u lëndua mbrojtësi i majtë, Andy Robertson.

Në dukje të parë lëndimi duketj mjaft serioz, megjithatë ai gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet disa ekaminimeve për të kuptuar shkallën e lëndimit.

”Ne nuk e dimë për momentin sa serioz është. Ishte shumë e dhimbshme dhe kjo është arsyeja pse Andy u largua,” theksoi Klopp kur u pyet për lëndimin e Robertson.

Skocezi 27-vjeçar ka qenë kyç viteve të fundit tek Liverpool, duke qenë i padiskutueshëm në krahun e majtë.

Robertson edhe statistikisht qëndron nga më të mirët në kampionatin anglez që kur i’i bashkua klubit ‘The Reds’.

Sipas ‘Squawkas’, që kur Andy Robertson i’u bashkua ‘Të Kuqve’, ai ka krijuar më shumë shanse për gol se ndonjë mbrojtës tjetër në kampionat gjatë kësaj periudhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat