Miralem Pjanic duket se do të rikthehet në Itali.
Pjanic është shumë afër transferimit te Juventusi.
Sipas ‘Diario Sport’, futbollisti ka pranuar uljen e pagës për 20% vetëm që të rikthehet te “Zonja e Vjetër”.
Mesfushori nuk kaloi sezon aspak të mirë te Barcelona, ku shumicën e ndeshjeve ishte në bankën rezervë gjë që shtyu atë të mendoj seriozisht largimin.
30-vjeçari vitet më të mira të karrierës i ka kaluar në Itali, dhe tani është afër rikthimit aty.
Kalimi i boshnjakut te ‘Bianconerët’ pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.