Avokatët e Barcelonës po përpiqen të bllokojnë transferimin e Lionel Messit në Paris Saint-Germain.
34-vjeçari, Messi është larguar përfundimisht nga Barcelona pas 21 vitesh, ndërsa ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp.
PSG-ja është një hap larg zyrtarizimit të Messit me një kontratë trevjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një tjetër.
Por klubi spanjoll është duke tentuar të bëj një përpjekje të fundit për ta ndalur transferimin e Messit në kryeqytetin francez.
Pala “katalunase” pretendon se PSG nuk mund të nënshkruajë me Messin për shkak të gjendjes së tyre financiare.
Madje avokatët e Barcelonës kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane të Apelit, duke pretenduar se PSG duhet t’i ndalë hapat për të transferuar argjentinasin.