Një gafë amatoreske në debutimin me Volfsburgun e trajnerit Van Bomel, mund t’i kushtojë shtrenjtë, “ujqërve”. Skuadra e drejtuar nga tekniku holandez, rrezikon eliminimin në tavolinë nga Kupa e Gjermanisë, teksa ia doli të fitonte në shtesë me rezultatin 3-1 në sfidën ndaj Presuen Munster.
Volfsburgu kreun 6 zëvendësime, por në Kupën e Gjermanisë lejohen vetëm pesë dhe asnjë kur sfida shkon me shtesa.
“Ujqërit” e Van Bomel, kryen 3 zëvendësime në kohën e rregull dhe 3 të tjera në shtesa, ndërkohë që trajneri holandez ka fajësuar gjyqtarin e katërt. Sipas Van Bomelit, ai kishte dhënë konfirmimin se gjithçka është në rregull.
Skuadra e Presuen Munster do të vendosë sot nëse do të apelojë dhe të kërkojnë fitoren në tavolinë, një apelim ky që do t’i siguronte kualifikimin në turin tjetër të Kupës.