Romelu Lukaku karrierën do ta vazhdojë te Chelsea.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Lukaku gjatë kësaj jave do të kompletoj transferimin e tij te Chelsea.
Chelsea do të shpenzojë rreth 115 milionë euro për blerjen e sulmuesit.
Klubi anglez është duke përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes me “Nerazzurët”.
Belgu do të kryej testet mjekësorë më pas do të zyrtarizohet futbollisti i ri i “The Blues”.
28-vjeçari, po largohet nga gjiganti italian pas dy sezoneve shumë të suksesshme ku në fund edhe fitoi titullin e kampionit.