Mahrez mirëpret konkurrencën në City

Futboll

Mahrez mirëpret konkurrencën në City

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 20:19
Mahrez mirëpret konkurrencën në City

Algjeriani duhet të luftojë për minuta nën drejtimin e Pep Guardiolës, por ai ka thënë se sfidat e ndihmojnë atë që ta rrit lojën e tij

Riyah Mahrez ka thënë se ai dëshiron që të këtë garë për vende në Manchester City, me emrat si Jack Grealish dhe Phil Foden që do ta ndihmojnë algjerianin që ta rrisë nivelin e tij të lojës.

Sulmuesi i krahut ishte transferuar të Blutë për 60 milionë funte në verën e vitit 2018, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë afrikan që u transferua në Premier ligë në atë kohë. Ai, nuk e ka pasur pothuajse asnjëherë vendin e startuesit të garantuar pavarësisht këtij çmimi për shkak s të Foden që shkëlqeu me klubin, kurse tani është Grealish që do ia kërcënojë atij vendin për shkak se City pagoi 100 milionë funte për të.

“Mendoj se kam pasur numra të mirë, por mund të kisha edhe më shumë”, ka thënë Mahrez për City+ kur është pyetur për konkurrencën.

“Paraqitjet e mija ishin të mirë, kështu që jam i lumtur. Konkurrenca këtu me ka ndihmuar shumë që ta përmirësojë lojën time. Menaxheri po ashtu. Ai është shumë kërkues, ai i shikon shumë detalet dhe ju shtynë që ta jepni më të mirën”.

“Duhet të jeni të fortë mentalisht për të shkuar sa më lart. Duhet të punoni shumë dhe të luani mirë në çdo ndeshje dhe menaxheri vendos, por nëse luan shumë mirë në çdo ndeshje ju fitoni më shumë mundësi për të luajtur”.

Mahrez deri me tani ka pasur 143 paraqitje për Cityn prej që u transferua në këtë skuadër. Ai ka shënuar 39 gola në këto ndeshje duke bërë edhe 34 asiste. Rekordi më i mirë personal për të u regjistrua sezonin e kaluar ku ai shënoi 14 gola dhe ndihmoi që kjo skuadër ta fitoi një tjetër titull Premier Lige dhe një Kupë të Ligës Carabao.

Ai tani ka fituar 7 tituj sa është në Manchester, një tjetër Premier Ligë këtë sezon kurse ka edhe çmimin “lojtari më i mirë i ligës” të cilin ai e mori sa ishte në King Power Stadium.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat