Liverpool ka arritur që të shënojë fitore kundër Osasunës me rezultat 3-1. Liverpool shënoi të tre golat në pjesën e parë derisa në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol në pjesën e dytë
Liverpool i ka përfunduar ndeshjet përgatitore për sezonin e ri me fitore.
Të kuqtë e Jurgen Klopp shënuan fitore kundër ekipit të La Ligës, Osasuna me rezultat 3-1.
Goli i parë në këtë ndeshje ishte autogol. Minamino goditi topin por ai u devijua nga një mbrojtës i Osasunës, i cili devijim parabolojë portierin mysafirë. Goli u shënua në minutën e 14-të.
Firmino do të shënojë dy golat e radhës. Fillimisht ai do të shënoi në minutën e 21-të me anë të Roberto Firminos ku për të asistoi Tsimikas.
Minamino asistoi në minutën e 41-të për të njëjtin lojtar që shënoi edhe golin e dytë.
Në pjesën e dytë Liverpool bëri disa ndryshime në ekip dhe nuk arriti që të shënonte gola më.
Por ishin mysafirët të cilët shënuan gol në minutën e 70 me anë të Kike.
Kjo është ndeshja e fundit e Liverpoolit si përgatitore derisa ata të shtunën pritet të fillojnë sezonin e ri në Premier Ligë këtë të shtunë, ku janë mysafirë i skuadrës së Milot Rashicës, Norwich City.