Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ka folur lidhur me edicionin e ardhshëm dhe arritjen e Lionel Messit.
PSG është shumë pranë ta mbyll marrëveshjen me argjentinasin, që pritet të bëhet zyrtare gjatë javës.
Donnarumma ka bërë të ditur se ndihet mirë në Paris dhe është mirëpritur si duhet.
“Ndihem mirë në Paris. U takova me skuadrën, grup i mirë, me mirëpriten mjaftë mirë. Çdo gjë është duke shkuar mirë”.
“Isha shumë i emocionuar në verë. Jam i lumtur të jem pjesë e këtij grupi, shpresoj të bëjë më të mirën”.
Ndërkohë, italiani konfirmoi se është duke pritur me entuziazëm arritjen e Messit.
“Kur të bëhet zyrtare do shohim. Por duket, jam i gëzuar që Leo do arrijë këtu. Është mirë, më i miri në botë, pra nuk mund ta ndihmoj, por jam i emocionuar dhe i lumtur”, përfundoi ai.
Thuhet se Messi brenda 48 orëve mund të kompletojë testet mjekësore në “Parkun e Princave”.