Arsenal ka shansin për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Neto.
Katalunasit duan të largojnë disa nga futbollistët kryesorë, në mënyrë që të shpëtojnë nga pagat e larta.
Barcelona ka humbur shansin për të siguruar rinovimin e Lionel Messit shkaku i pagave të larta nga disa futbollistë.
Sidoqoftë, klubi dëshiron të largojë disa lojtarë në mënyrë që të regjistrojë transferimet e reja në La Liga.
Sipas Daily Express, “Topçinjtë” janë kontaktuar nga klubi spanjoll për shërbimet e Netos.
Neto thuhet se fiton rreth 4.5 milionë euro për sezon dhe Arsenal do provonte nëse ‘gardiani’ pranon zbritjen e pagës.
Ndërkohë, Barcelona mund të detyrohet të shesë brazilianin në javët e ardhshme.