Familja nga Katari, Al Thani ka konfirmuar se marrëveshja e plotë për sulmuesin Lionel Messi është arritur.
Pas 21 viteve te Barcelona, Messi zyrtarisht është lojtar i lirë dhe shumë pranë kalimit në “Parkun e Princave”.
Nga familja e sheikëve të Katarit tashmë është konfirmuar se marrëveshja e plotë është arritur dhe gjithçka mund të bëhet zyrtare brenda 72 orëve.
“Nuk është e vërtet për spekulimet që janë hapur negociatat mes Messit dhe disa klubeve, gjërat janë kompletuar 100 për qind në favor të PSG-së. Arritja e Messit te PSG do jetë brenda 72 orëve”, shkroi ai.
Messi do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi për një tjetër me vlerë 35 milionë euro për sezon.