Tammy Abraham po kërkohet nga skuadrat italiane.
Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham është duke u kërkuar me ngulm nga klubet italiane pas transferimit të Romelu Lukakut në “Stamford Bridge”.
Sipas Sky Sports, Roma ka pranuar ta paguajë klauzolën 40 milionëshe të Abraham për ta sjell atë në “Stadio Olimpico”.
Abraham kërkohej edhe nga Atalanta, pasi spekulohej që Zapata do të zinte vendin e Lukakut tek Interi dhe Atalanta do të kishte nevojë për një sulmues të ri.
Sidoqoftë, tani transferimi eventual i Dzekos në Inter ka bërë Romën të lëvizë me hapa të shpejtë.
Roma është gati t’i përmbush kërkesat e Chesleat dhe një marrëveshje për 23 vjeçarin, tani gjithçka varet nga ai nëse dëshiron ta pranojë ofertën.