Shkodran Mustafi mund ta vazhdojë karrierën në Itali.
Shkodran Mustafi mund të rikthehet edhe njëherë në kampionatin italian.
Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Genoa është e interesuar për të marrë shërbimet e ish-kampionit të Botës dhe sot do të ketë një takim me agjentin e tij për të diskutuar mundësinë e transferimit të tij në Serie A.
29 vjeçari e ka përfunduar aventurën e tij tek Schalke në Bundesliga dhe është lojtar i lirë.
Në fakt, Mustafi e njeh mirë Genoan dhe kampionatin italian pasi ishte pjesë e skuadrës tjetër të qytetit, Sampdorias nga viti 2011 deri në vitin 2014.