Armando Broja është transferuar tek Sautemptoni, në formë huazimi.
Sulmuesi i Çellsit dhe kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të vazhdojë karrierën si lojtari I skuadrës angleze për sezonin 2021/22. Broja vjen tek Sautemptoni pasi shkëlqeu për dy sezone në Holandë, tek skuadra e Viteses. Broja është transferimi i dytë nga Çellsi në “St Mary Stadium” pas Tino Livramentos.
“Ndihem shumë i lumtur dhe jam vërtet i ngazëllyer që jam bashkuar me Sautemptonin. Ështe një mundësi fantastike për mua”, tha mes tjerash Broja në prezantimin me fanellën e skuadrës angleze të Sautemptonit.
Debutimi i Brojës mund të vjen në sfidën e parë të sezonit të ri të Premierligës që nis të premtën, ndërsa skuadra nga Sautemtonit do të jetë në transfertë, përball skuadrës së Evrtonit.