Kreu 6 zëvendësime

Futboll

Kreu 6 zëvendësime

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:13
Kreu 6 zëvendësime

Mark Van Bommel e djallos që në start. Pas përvojës me PSV-në, të dielën ish-futbollisti i Milanit, drejtoi ndeshjen e parë si trajner i Wolfsburgut dhe fillimi sigurisht që nuk ishte një ogur i mirë.

Ndeshja e Kupës së Gjermanisë kundër Preussen Munster u fitua 3-1 nga “ujqërit”, por kualifikimi në raundin e dytë të kompeticionit është në rrezik të madh, sepse holandezi kreu gjithsej 6 zëvendësime, një më shumë nga ç’parashikonte rregullorja: 3 në kohën e rregullt dhe 3 në kohën shtesë.

Një episod që sjell në mendje atë që ndodhi rreth shtatë muaj më parë në Kupën e Italisë në ndeshjen midis Romës dhe Spezia, kur Paulo Fonseca bëri zëvendësimin e gjashtë që i kushtoi Romës eliminimin.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Wolsburgun, arsye që shtyu gazetat gjermane të sulmonin ashpër holandezin për injorancën që tregoi sa u përket rregullave të lojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat