Prishtina është klubi i parë nga Kosova që ka arritur deri në fazën e tretë eliminatore të ndonjë gare evropiane të organizuar nga UEFA.
Me fitoren e marr në ndeshjen e parë ndaj Bodo/Glimt në Conference League, kampionët e vendit, me një barazim në ndeshjen e dytë do të ishin në play-off dhe një hap larg pjesëmarrjes në fazën e grupeve, shkruan GazetaOlle. Suksesi i arritur deri më tani është jashtëzakonisht i madh, pasi skuadrat në Kosova deri më tani kishin arritur të luanin vetëm deri në raundin e dytë të Ligës së Evropës.
Këtë gjë e kishin arritur Drita dhe Feronikeli, po që në raundin e dytë ishin eliminuar.
Skuadra e udhëhequr nga Zekerija Ramadani po vazhdon punën për ndeshjen kthyese, ndërsa përveç fitoreve, ka mbushur edhe arkat e klubit, ku të ardhurat llogariten afër 1.8 milion euro nëse eliminohen në këtë raund.
Por mos të harrojmë që kalimi i këtij raundi është mëse i mundur, pasi që kampioni ynë ndeshjen e parë e ka fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1.
Prishtina këtë sezon po shkruan një pjesë të historisë së garave ndërkombëtare, deri ku do të shkojë mbetet të shihet – shpresojmë që minimumi të jenë grupet e Conference League.