Pas vetëm një sezoni te Milani, 21-vjeçari norvegjez, Hauge është transferuar në kampionatin gjerman te skuadra e Ajntrakt Frankurt.
Bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi me detyrim blerje përfundimtare për 12 milionë euro. Pas njoftimit për shtyp nga gjermanët, vjen edhe ai i klubit kuqezi, me detajet e operacionit:
“AC Milan njofton se ka shitur përkohësisht, me detyrimin e blerjes përfundimtare, në kushte të caktuara të performacës sportive të futbollistit Jens Peter Hauge te Eintracht Frankfurt.
Klubi falënderon Jens Peter për profesionalizmin dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen e tij personale dhe profesionale”.