Barcelona ka emëruar një katërshe të re kapitenësh pasi Lionel Messi është larguar nga skuadra.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi.
Shiriti do të mbahet sezonin e ardhshëm nga Sergio Busquets, që do të zëvendësohet nga da Gerard Pique, Sergi Roberto dhe Jordi Alba.
Mesfushori spanjoll ka qenë zëvendëskapiten sezonin e kaluar.
Busquets mund ta mbajë shiritin në ndeshjen e parë të La Liga-s 2021/22 që Barça do të luajë këtë të diel kundër Real Sociedad.