Kukësi e mbyll me një fitore të thellë 6:0 ndaj Tërbunit fazën përgatitore në kryeqytet.
Kështu është nisur drejt Sllovenisë aty ku do të zhvendoset për pjesën tjetër të përgatitjeve në kushte më optimale për startin e kampionatit.
Përsa i përket ndeshjes ndaj Tërbunit për Kukësin në fraksionin e parë realizuan dy herë braziliani Feijao,Basa, Shqipërim Taipi e Daci.
Ndërkohë që në pjesën e dytë trajneri Diego Longo aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit, me Kukësin që shënoi edhe golin e 6-të me një nga afrimet më të fundit Jurgen Dushkaj.