Lionel Messi ka arritur marrëveshje totale për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, ka njoftuar së fundi gazetari i “Sky Sport” Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, PSG do të njoftojë së shpejti nënshkrimin e Leo Messit sepse marrëveshja është arritur deri në qershor 2023 plus me opsionin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2024.
Messi do të marrë 25 milionë euro neto në sezon plus shtesa varësisht nga paraqitjet dhe trofetë e fituara. Paga e mundshme totale rreth 35 milion euro në sezon.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët e ardhshme.